Një lokal në zonën e Plazhit në Durrës është përfshirë nga flakët gjatë natës.

Sipas informacioneve paraprake policore, më datë 24.11.2017, përballë pistës së vogël në lagjen nr. 13, Plazh, ka rënë zjarr dhe është djegur një lokal në katin e parë të një pallati 4-katësh.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk kanë mbetur persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për të zbardhur nëse zjarri ishte aksidental apo i qëllimshëm.