Dhuna në familje ka regjistruar dy raste të tjera në Durrës. Në rastin e parë, një i ri 21-vjeçar nga Sukthi ka rrahur babanë e tij dhe për këtë arsye po ndiqet penalisht nga policia.

Ndërkohë për një grua 37-vjeçare është plotësuar dokumentacioni për pajisjen me urdhër mbrojtje, pasi është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti 6 vite më i vogël.

Njoftimet e policisë:

  • Më datë 25.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin G.A, vjeç 21, banues në Sukth, pasi më datë 24.05.2018, në Sukth, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait, shtetasit V.A, vjeç 59. Neni 130/a i Kodit Penal
  • Më datë 24.05,2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.P, vjeç 37, pasi bashkëshorti, shtetasi B.P, vjeç 31, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Durrës. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.