Në lagjen nr.9 të qytetit të Durrësit është gjetur i pajetë një 81-vjeçar.

Policia e Durrësit bën të ditur se është gjetur i vdekur shtetasi M.P vjeç 81.

Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune. Sipas policisë, vdekja dyshohet se është shkaktuar nga infarkti.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.