Një person në Durrës është gjetur pa shenje jete në hyrjen e pallatit.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr.2 të qytetit.

Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune mbi viktimën, shtetasin M.Q., vjeç 73.

Burimet zyrtare njoftojnë se  shkaku i vdekjes së 73-vjeçarit ka ardhur nga infrakti i miokardit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për vlerësim.