Gjatë së dielës, policia e Durrësit ka vënë në pranga në flagrancë dy të rinj, të cilët kanë rezultuar të dehur, në momentin e kontrollit në postbllokun e policisë.

Por njëri nga rastet është edhe më flagrant, pasi edhe pse I dehur, një 37 vjeçar nga Durrësi ka kundërshtuar punonjësit e policisë që e ndaluan në rrugën “Pavarësia” në plazh.

Kështu, në vend që të akuzohej vetëm për një vepër penale, 37-vjeçari e rëndoi edhe më shumë pozitën e tij para drejtësisë.

Njoftimi i policisë rrugore:

  • Më datë 19.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B., vjeç 37, banues në Durrës, pasi më datë 18.08.2018, në rrugën “Pavarësia”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Audi” dhe për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik. Neni 291 e 236 të Kodit Penal.
  • Më datë 18.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B., vjeç 36, banues në fshatin Shën Vlash, pasi në lagjen nr. 15, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Nisan”, i cili ka dëmtuar mjetin tip “Benz”, të shtetasit A.T., vjeç 46, banues në Durrës. Nenet 291 e 150 të Kodit Penal.