Ngjarja është regjistruar në datë 9 qershor, por vetëm ditën e dielë, policia e Durrësit ka nisur procedimin penal për dy të rinj.

Ata akuzohen për kanosjen e një shtetasi.

“Më datë 17.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit A.K., dhe E.J., vjeç 34 e 31, banues në fshatin Gjuricaj e Likmetaj, pasi dyshohet se më datë 09.06.2018, në fshatin Draç, kanë kanosur me fjalë shtetasin Gj.B., vjeç 51, banues në këtë fshat”, njofton policia.