Pak ditë më parë ishin shpallur në kërkim pasi rezultonin autorët e goditjes me sende të forta të një shtetasi, por tashmë janë ndaluar nga policia.

Bëhet fjalë për shtetasit E.B. dhe G.B., respektivisht 35 dhe 40 vjeç, banues në fshatin Bizë, Ishëm.

Ata janë ndaluar nga policia e Durrësit, pasi ditë më parë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin goditën bashkëfshatarin e tyre.