Vijon puna për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia e Shijakut ka ndaluar një tjetër shtetas të këtij qyteti, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Shijak bënë të mundur ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Agim Kolgjini 52 vjeç, banues në Shijak.

Sipas informacioneve zyrtare të policisë, bëhet e ditur se Gjykata e Genovës, Itali, në ngarkim të Kolgjinit ka lëshuar urdhër – arrestin për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë të tipit mafioz” dhe “Ndihmë dhe shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 110, 81 dhe 416 të Kodit Penal Italian.

A.Kolgjini është ndaluar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.