Një shtetas sirian, i akomoduar në Qendrën e Grumbullimit për të huajt në Manzë, Durrës është dërguar me ambulancë i vdekur në spitalin rajonal të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00.05 të ditës së shtunë.

Mësohet paraprakisht se 63-vjeçari nga Siria A.Ç. vuante nga sëmundja e parkinsonit.

Policia e Durrësit po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.