Një aksident ku kanë mbetur të lënduar dy të rinj nga Durrësi ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Perlat të Sukthit.

Një mjet tip “Ford” që drejtohej nga shtetasi B.H. 29 vjeç, banues në Durrës ka humbur kontrollin dhe është përplasur në murin e një ndërtese.

Për pasojë, ka marrë dëmtime vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi G.A. 21 vjeç, banues në Perlat.

Policia njofton se dy të rinjtë ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa sot, uniformat blu referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për 29-vjeçarin.