39-vjeçari nga Durrësi E.Sh. me detyrë administrator në një fabrikë private në qytetin bregdetar, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë nga policia, ndërkohë që çështja ndaj tij është dërguar në Prokurori.

Mësohet se në ambientet e fabrikës së drejtuar nga ky shtetas, një ditë më parë, është aksidentuar një punonjëse.

Burime policore bëjnë të ditur se 22-vjeçarja E.Ll. ishte duke punuar në repartin e pastrimit, kur është dëmtuar dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Fatmirësisht e reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.