Një i ri nga Sukthi është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, pasi akuzohet për dy vepra penale.

Një ditë më parë, të shtënat me armë zjarri në ajër nga ana e tij kanë shqetësuar banorët e zonës së Sukthit.

Burime policore bëjnë të ditur se 28-vjeçari S.K, banues në fshatin Sukth, në zonën e njohur me emrin “Ura e Erzenit”, ka qëlluar me armë zjarri.

Fatmirësisht të shtënat nuk kanë shkaktuar asnjë të lënduar, por kanë shqetësuar banorët e zonës që kanë raportuar ngjarjen në polici.

Kjo e fundit ka nisur procedimin penal ndaj të riut dhe po punon për kapjen e tij, pasi 28-vjeçari është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shtetasi S.K. akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.