Një sherr është regjistruar në lagjen nr. 18 në Durrës, ku një person është goditur me grusht. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku dhe ka gjetur një fishek.

Autori i ngjarjes është shtetasi E.H., banues në Durrës, ndërsa policia njofton se po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.H, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen 18/1, ka goditur me grusht shtetasin  R.D, vjeç 42, banues në Durrës. Në vendin e ngjarjes është gjetur një fishek model 56 kalibër 7.62  mm. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Nenet 90 dhe 287/1 të Kodit Penal.