Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 36-vjeçar, i cili ditën e djeshme ka tentuar të vrasë me mjete prerëse shtetasin me iniciale, Y.H., 48-vjeç, në Katund Sukth.

Sipas njoftimit të policisë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:  F.B. 36 vjeç, banues në Sukth.

Ky shtetas më datë 12.01.2018, në Sukth për motive të dobëta ka tentuar të vrasë duke e goditur me mjet prerës(thikë)shtetasin Y.H. 48 vjeç,  banues në Katund Sukth. 

Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi F.B. ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi" për një vepër tjetër penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar në nenet 76, 22 dhe 279 të Kodit Penal.