Një person nga Durrësi, banues në fshatin Shkallë, ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri.

Në kushtet e depresionit, shtetasi H.T., vjeç 61, ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri por ka shpëtuar.

Pas njoftimit të rastit, 61-vjeçarin e dërguan në spital, ku aktualisht raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Arma me të cilën ai do të kryente vetëvrasjen u bllokua në cilësinë e provës materiale, ndërsa është lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për shkak se akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Policia i ka vënë prangat teksa ai ndodhet ende në ambientet spitalore. Ndaj tij rëndojnë veprat penale të armëmbajtjes pa leje dhe shkaktimit të vetëvrasjes, bazuar në nenet 278/2, 99 e 22 të Kodit Penal.