Një banesë në Durrës, në zonën e Plazhit në lagjen nr.13 ka rënë pre e hajdutëve.

Banesa e shtetases M.K., 33 vjeçe është vjedhur mbrëmjen e djeshme më datë 11.01.2018, informon policia.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se autorët ende të paidentifikuar i kanë vjedhur dy ora dore dhe bizhuteri të ndryshme.

Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.