Vidhet një dyqan gjatë natës në Durrës.

Ngjarja ka  ndodhur më datë 14.04.2018 në lagjen nr.13.

Sipas njoftimit të policisë dyqani i vjedhur gjatë natës, është në pronësi të shtetasit M.K.,vjeç 74, banues në Durrës.

Mësohet se autori/ët kanë marrë një shumë lekësh dhe 200 paketa cigare të llojeve të ndryshme.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.