Dy aksidente me dy të plagosur në Durrës

Postuar: 18/02/2018 - 16:51

   Në 24 orët e fundit janë regjistruar dy aksidente rrugore në Durrës, ndërsa në spital kanë përfunduar dy shtetas, që fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit bën të ditur se ka nisur procedimin penal për drejtuesit e dy mjeteve të përfshira në dy aksidente të ndryshme rrugore në autostradën Tiranë-Durrës dhe në aksin Plepa-Shkozet.

Njoftimet e policisë:

Më datë 17.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.S, vjeç 19, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi në autostradën Tiranë– Durrës, në Sukth, duke drejtuar mjetin tip “Jeep” ka goditur nga prapa mjetin tip “Ford”me drejtues, shtetasin D.O, vjeç 47, banues në Tiranë, ku për pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjetin “Ford”, shtetësia ZH.O, vjeç 50, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 18.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin D.V, vjeç 24, banues Shijak, me leje drejtimi, pasi në aksin rrugor Plepa-Shkozet, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues, shtetasin C.P, vjeç 35, banues në Durrës, për pasojë është aksidentuar drejtues C.P, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Interpol Tirana ekstradoi nga Hungaria drejt vendit tonë një kosovar në kërkim ndërkombëtar.

Dy vajza të reja janë dhunuar nga ish-ët e tyre në qytetin e Durrësit.

Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Pogradec, ku në një aksident mbeti i vdekur një person.

Një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar një 29-vjeçar ditën e djeshme dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi u kap në flagrancë me 2 doza kokainë.

Një grindje për motive xhelozie është shndërruar në një dramë në familjen e një çifti emigrantësh shqiptarë në lagjen San Fruntuoso të Xh

Shkaktim të lëndimeve të lehta trupore, privim nga liria, detyrim, kërcënim, sulm, ofendime dhe shkelje të Ligjit për armëmbajtje (vetëm

Një makinë në pronësi të një emigranti është përfshirë nga flakë në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Tentoi të vriste prindërit e ish-gruas, organi i akuzës kërkon ekstradimin e tij autorit të dyshuar nga SHBA për t’u gjykuar në Shqipëri

Policia e Kosovës ka vënë në pranga ditën e djeshme autorin e dyshuar të vrasjes së Mario Majollarit pak ditë më parë në Tiranë.