Një 35 vjeçar është goditur me sende të forta mbrëmjen së shtunës nga dy persona të maskuar dhe më pas i kanë grabitur makinën e tij.

Sipas njoftimit te policise bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në periferi të Korcës rreth orës 20:30 minuta në rrugën që të çon drejt Malit Moravë, ku shtetasi me iniciale D.A, banues në fshatin Burimas, i cili ndodhej brenda mjetit të tij tip “Mercedes-Benz”, është goditur me sende të forta.  35 vjeçari shoqërohej në mjet me shtetasen E.G.

Policia lokale sqaron se dy shtetasit që ndodheshin në mjetin tip Benz kanë dhënë dëshmitë e tyre në policinë e Korçës.

Ndërsa janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.