Emrat e tyre nuk ishin të panjohur për policinë, pasi edhe më parë ata ishin proceduar penalisht, madje edhe janë dënuar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vuajtja e dënimit duket se nuk u ka shërbyer për të ndenjur jashtë telasheve. Ditën e diel ata janë përfshirë në kryeqytet në një sherr me një 42-vjeç­ar nga Tirana, të cilin e kanë goditur me grup.

Ngjarja

Komisariati nr.6 i policisë së kryeqytetit, që po heton mbi ngjarjen, sqaron se ka nisur procedimin penal ndaj dy të rinjve nga Durrësi, B.H dhe A.H, 27 dhe 30 vjeç.

"Në rrugën “Leonard Frroku”, në bashkëpunim, ata kanë goditur me grushte shtetasin P.C, vjeç 42, banues në Tiranë",- sqaron policia.

Dy të rinjtë akuzohen se i kanë shkaktuar lëndime 42-vjeçarit P.C. si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij.

Pas denoncimit në polici të shtetasit nga Tirana, dy durrsakët po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.