Ka humbur jetën 53-vjeçarja Veronika Luka, pasi u godit nga rrufeja mesditën e sotme në Shkodër. Luka bashkë me dy persona të tjerë, ishin duke punuar tokën në fshatin Sukë në Dajç të Shkodrës, në momentin që u goditën nga rrufeja. Për shkak të djegieve të shumta që ka marrë në disa pjesë të trupit, 53-vjeçarja ka gjetur vdekjen. 

Ndërkohë të lënduarit, Ndoc Vija rreth 60-vjeç, dhe C. L. rreth 50-vjeç, janë transportuar menjëherë në spitalin e Rajonal të Shkodrës, ndërsa gruaja humbi jetën rrugës për në spital dhe trupi i saj u dërgua në morgun e spitalit të Shkodrës. 

Informacion paraprak

Me datë 17.07.2018 rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në fshatin Sukaj-Dajç, në Shkodër, një rrufe ka goditur një traktor në një arë, në të cilin ishin 3 shtetas duke punuar tokën me të. 

Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja V. L. 53 vjeçe banuese në fshatin Sukaj, si dhe kanë marrë lëndime shtetasit N.V. rreth 60 vjeç, dhe C. L. rreth 50 vjeç, të cilët po dërgohen në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmën e nevojshme mjekësore.