Një i moshuar nga Durrësi ka kërkuar ndihmën e policisë, pas dhunës së ushtruar nga djali i tij.

77-vjeçari B.K. ka denoncuar para efektivëve të rendit faktin se djali i tij 43-vjeçar, shtetasi D.K. ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.

Pasi dëgjuan rrëfimin e burrit në moshë të thyer, efektivët e Durrësit iu drejtuan gjykatës së qytetit për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për të moshuarin.