E mërkura ka qenë një nga ditët më të vështira të jetës së saj për një grua nga Durrësi.

Policia tregohet mjaft e rezervuar për dhënien e inicialeve të saj, duke bërë të ditur për DurrësLajm vetëm moshën e gruas, që është mbi 50 vjeçe.

Një ditë më parë ajo ka kaluar një situatë mjaft të rëndë, kur 68-vjeçari M.Y. i ka hyrë me forcë në shtëpi dhe ka tentuar ta përdhunojë.

Ngjarja e rëndë fatmirësisht ka mbetur në tentativë, ndërkohë që burri në moshë të thyer është arrestuar në flagrancë nga policia që ka mbërritur me urgjencë në vendngjarje sapo ka marrë njoftimin.

Nuk dihet nëse 68-vjeçari dhe gruaja që ai tentoi të përdhunonte kishin njohje mes tyre.

I arrestuari akuzohet për dy vepra penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë si dhe “Dhunimi i banesës”.