Edukatorja Suzana Braimllari nga Korça ka rrëfyer dhunën që i është ushtruar nga drejtoresha. Në një prononcim për gazetarët, ajo thotë se ndaj saj gjithmonë është ushtruar dhunë psikologjike. Ndërsa sot dhuna ka degjeneruar në fizike. Ajo rrëfen sesi drejtoresha e ka tërhequr zvarrë dhe e ka dhunuar duke i lënë edhe plagë në trup.

Suzana Braimllari: "Ka gjetur arsye për te debatuar me mua dhe çdo problem e ka zgjidhur në drejtorinë e bashkisë. Asnjëherë nuk më ka thirrur në mbledhjet kolektive që janë bërë. Por vetëm më ka fyer, më ka ofenduar. Për këtë arsye ka dashur gjithmonë të kapet dhe si rezultat i dhunës psikologjike që ushtrohej gjatë këtyre viteve unë kam parë punën time me sinqeritet. Kam denoncuar që po ushtrohet dhunë psikologjike dhe unë i kam thënë që nuk është e drejtë.

Kishte ardhur në emrin tim një letër nga një prind, jo për akuzë për rrahje të fëmijëve, por mësuesja jep të dhëna të fëmijëve të klasës. Unë jam e detyruar të sqaroj prindërit se çfarë ndodh në klasë. I thashë më jep letrën ta lexoj se nuk besoj ta ketë bërë prindi. E mora në telefon prindin dhe ai më tha që unë nuk kam bërë asnjë letër. Ma dha letrën për ta parë, unë i thashë që këtë letër do ta fotokopjoj dhe do të ta kthej. Ajo më zuri derën e drejtorisë, më goditi më tërhoqi zvarrë në shkallë. Nuk kishte asnjë dëshmitar, shpëtova nga duart. Më ka bërë gjithë shenjë.

Hyra në klasë, ajo vazhdonte të më tërhiqtë, fëmijët u tmerruan.

Pasi u qetësuan pak gjërat, u ula në karrigë, më ra të fikët.  Nuk më çuan në ambulancë, por më lanë në një tavolinë për dy orë.

Unë kam 32 vitë punë. Kam punuar në arsimin e mesëm, 8-vjecar, fillor dhe tani në parashkollor. Unë nuk kam pasur problem dhe kam qenë korrekte". /Ora News