Pas identifikimit nga policia të viktimave që humbën jetën si pasojë e aksidentit tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të Maminasit, “DurrësLajm” zbardh emrat e tyre.

Nga ky aksident fatkeq, humbën jetën 23-vjeçarja Elena Avdillari nga Tirana dhe taksisti 60-vjeçar Bujar Agalliu, nga Durrësi.

Dinamika e ngjarjes:

Rreth orës 23:30, në autostradën Durrës-Tiranë, pa shkuar në Maminas një mjet tip “Benz” me targa AA 060 SP është përplasur me mjetin taksi me targa DR 475 TX.

Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip taksi Bujar Agalliu dhe pasagjerja, shtetësia Elena Avdillari.

Nga veprimet paraprake dyshohet se mjeti tip “Benz” e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.

Në mjetin tip “Benz” nuk është gjetur asnjë shtetas.

Efektivët e policisë po punojnë për gjetjen e drejtuesit të mjetit tip “Benz” dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik.