Vidhnin energjinë duke manipuluar matësin, por kontrolli i OSHEE fundos pronarin e hotelit dhe punonjësit e OSHEE-së.

Ekipet e verifikim-matjes në terren (Task Forcë) të Drejtorise Rajonale OSHEE Shkodër kanë “goditur” dje një grup të strukturuar organizatorësh ndërmjet punonjësve të OSHEE Lezhë dhe subjekteve, me pasoja të rënda të veprës penale: vjedhje e energjisë elektrike duke manipuluar matësin.

Hetimi zbuloi se lexuesi Gëzim M. në bashkëpunim me punonjës të tjerë (nën hetim për ndarjen e përgjegjësive), faturonte me 340 lekë në muaj, hotel “Brilant” në Shëngjin, Lezhë.

Njoftimi i OSHEE-së

Objekti, me kontrate ne pronesi te Mhill N. nuk faturohej pasi ishte manipuluar matesi, duke shkaktuar dem ne vlera disa milione leke.

Dosja me proceverbalin perkates i eshte dorezuar prokurorisë, per ndjekje penale, ndersa ndaj shtetasve ka nisur procedim penal. Punonjesi eshte shkarkuar nga detyra kurse hotelit i eshte nderprerë energjia elektrike.

Sakaq, po dje ka rene ne pranga Isa Ç., pasi kishte nderhyre ne mates, duke vjedhur energji elektrike. Abonenti, i cili eshte kryeplaku i fshatit Malgush, Vau i Dejes, kishte krijuar nje debi rreth 6 milione leke, dhe ndaj tij u mor masa e procedimit penal, bazuar mbi te dhenat e testimit, provat dhe procesverbalet e grupit te verfikimit te OSHEE.

OSHEE eshte e detyruar te perserise faktin se askush nuk procedohet ne polici se eshte debitor ndaj faturave, por ne zbatim te nenit 137 te Kodit Penal ndeshkohen ata persona qe: Vjedhin energjine elektrike dhe demtojne matesin

Gjithashtu, “çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet”, thuhet ne nenin 137.
Kur kjo vepër penale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, ose nga përdoruesit jofamiljarë të energjisë elektrike ose të rrjetit të shërbimit telefonik, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.