Tre shqiptarë janë arrestuar pas një përleshje e cila përfundoi me të shtëna armësh në Sheshin Shën Pjetri në Acerra të Italisë.

Joland Muliu, 28 vjeç, Gjergji Piku 21 vjeç dhe Aurel Xhili 22 vjeç, pasditen e djeshme janë konfliktuar për shkak të konkurrencës, ku zënka ka degraduar në të shtëna zjarri. Të plagosur kanë mbetur dy shtetasit Muliu dhe Piku, të cilët u gjetën në një klinikë lokale pasi ishin larguar nga vendngjarja për të mjekuar plagët e marra, raportojnë mediet italiane.

Policia bëri të mundur arrestimin e tyre pasi ka parë të parkuar jashtë klinikës makinën e cila ishte shpuar nga të shtënat dhe ishte e mbuluar me gjak.

Policia gjeti gjithashtu edhe një tjetër mjet i cili i përkiste Xhelilit, ku u sekuestruan si provë materiale dy shkopa bejzbolli që mendohet se janë përdorur gjatë sherrit.

Tre shqiptaret mbanin shkopa bejzbolli në dorë gjatë përplasjes dhe filluan të qëllonin personat e tjerë, të pa identifikuar, ku njëri prej tyre nxori armën dhe plagosi dy prej shqiptarëve.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarët ishin pa leje qëndrimi në Itali.