EMRAT/ Pranga policit në Durrës dhe avokatit, merrnin 2 mijë € për të ndikuar tek gjyqtarët e prokurorët

Postuar: 10/07/2018 - 19:02

   Një polic dhe një avokat janë ndaluar nga SHÇBA, pasi akuzohen për ushtrim të ndikimit të paligjshëm te gjyqtarë e prokurorë në këmbim të shpërblimeve monetare që shkonin deri në 2 mijë euro.

Të ndaluarit janë:

- Inspektor Haki Dyli, 60 vjeç, punonjës policie me detyre trupë shërbimi në Sigurinë e godinës së Gjykatës Durrës;

- Devis Qana, 40 vjeç, Avokat, pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë.

"Ndalimi i tyre u bë në kuadër të një procedimi penal nisur disa muaj më parë, për veprën penale "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm, ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

Pas një hetimi me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme. Të dy këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u premtonin palëve në proces hetimi dhe gjykimi favorizim përmes ndikimit me forma anti-ligjore. Në këmbim të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te gjyqtarë e prokurorë, ata kërkonin shpërblime monetare që varionin deri në 2.000 euro", sqaron policia. 

Hetimet po vijojnë për të zbardhur të tjera detaje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tjetër pushues është mbytur në det ditën e sotme rreth orës 09:45.

Një grua humbi jetën mesditën e sotme në qytetin e Vlorës pasi u rrëzua nga një pallat.

Të dielën mbrëma, policia italiane arrestoi një 21-vjeçar me origjinë shqiptare.

Një 60-vjeçar i ka shpëtuar për mrekulli një atentati me armë zjarri.

Një ngjarje e mistershme ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar është gjetur i vdekur në rrethana të paqarta në Trikala.

Zbardhet në kohë rekord grabitja me armë me pasojë plagosjen e të zotit të banesës.

   Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e çiftit të bashkëjetuesve të dielën në qytetin e Shkodrës.

Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar i cili ka ngacmuar seksualisht një vajzë dhe plagosur bashkëshortin e saj.

Dy shtetas shqiptarë janë sulmuar në Megara të Greqisë.

   Një fotografi e djalit të tij është postimi i fundit që 30-vjeçari Boran Bercana kishte hedhur në rrjetet sociale pasditen e së shtunë