Arrestohen 3 agresoret e çiftit të të fejuarve në Unazë të Re.

Në pranga ranë Halit Ndreu, Ndriçim Shima dhe Fati Plangaj, pasi akuzohen për plagosje të shtetasve Altin M., rreth 27 vjeç dhe të fejuarën e tij Klaudia K.

Çifti është qëlluar me thike dhe shkopinj. Halit Adreu ka thene ne polici se ka qenë i fiksuar me 23-vjeçaren Klaudia.

Ajo nuk ka pranuar të lidhet me të dhe ndonëse e dinte se ajo ishte e fejuar me dikë tjetër, vijonte ta ngacmonte.