Një makinë tip "BMW" është djegur rreth orës 04:20 të mëngjesit në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ndodhi në lagjen "Qemal Stafa", ku mjeti me targë AA 099OJ, në pronësi të shtetasit Lavdimir Çabja, 40 vjeç, ka marrë flakë papritur.

Mjeti ishte i parkuar në anë të rrugës dhe si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht në pjesën e motorit.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor ku nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.