Një 44 vjeçar është arrestuar nga uniformat blu pasi akuzohet se në gjendje të dehur ka dëmtuar mjetin e policisë i cili ishte i parkuar.

Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi Hamit Duro nga Skrapari, i cili ka kundërshtuar punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin. 

"Arrestimi i tij u krye pasi i ndodhur në gjendje të dehur ka dëmtuar mjetin e policisë tip Volkswagen, i cili ishte i parkuar si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin," informoi sot policia e Beratit. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, "Shkatërrimi i pronës", "Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik" dhe "Prishja e qetësisë publike", parashikuar nga nenet 150, 236 dhe 274 të Kodit Penal.