EMRI/ Arrestohen 11 shqiptarë, kapen me drogë me vlerë 5.2 mln €. Në pranga edhe baroni i drogës (FOTO & VIDEO)

Postuar: 22/03/2018 - 17:05

   Prangosen 11 trafikantë shqiptarë droge në Turqi. Policia sekuestron 1.1 ton kanabis me vlerë 5.2 milion euro.

Sipas mediave turke, droga sapo ishte futur në Turqi, pasi kishte kaluar përmes rrugëve detare nga Shqipëria.

Mediat turke shkruajnë se mes të arrestuarve është edhe Met Kanani, i cili konsiderohet si një prej baronëve më të mëdhenj të drogës. Ai u arrestua teksa mbikëqyrte ardhjen e ngarkesës përmes detit në brigjet pranë Bodrumit.

Nga hetimet e nisura 6 muaj më parë rezulton se grupi i trafikantëve shqiptarë përdorte brigje për të shkarkuar drogën që e transportonte me jahte.

Operacioni u krye në bazë të informacioneve të ardhura nga pala shqiptare. Grupi shqiptar kishte një rol kyç të trafikimit të drogave të llojeve të ndryshme nga vendet e Lindjes së Mesme drejt Europës përmes Turqisë dhe Shqipërisë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një automjet luksoz tip “Benz” është aksidentuar mesditën e kësaj të shtune në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës te sheshi “Shqiponja”.

Tentativa për të vjedhur naftë në makineritë e gazsjellësit në Berat, ka shkuar keq për dy hajdutë, një prej të cilëve mbeti i plagosur m

Për rreth 30 minuta qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur Uji i Ftohtë është bllokuar.

Një zyrtar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri në qytetin e Elbasanit.

Plaga e gjakmarrjes vijon të rëndojë shumë shqiptarët, kryesisht në veri të vendit.

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e ndodhur një ditë më parë kur u aksidentua një grua 55-vjeçare.

   Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Ahmetaq të Fushë-Krujës, në ambientet e jashtme të banesës së Nazmi Demirxhiut, D

   Një 20-vjeçare është dhunuar nga tre meshkuj, pranë rrugicës së shtëpisë së saj.

   Zyrat e një kompanie sigurimi në lagjen nr.9 të qytetit të Durrësit janë vjedhur natën e kaluar nga hajdutët.