Mediat greke kanë publikuar emrin e shqiptarit të arrestuar të hënën në Igumenicë me 121 kg marijuanë.

Ai është 37-vjecari Erion Topi nga Durrësi. Në kerkim është shpallur një tjetër shtetas shqiptar, ende i paidentifikuar nga policia greke.

Operacioni u krye në kufirin greko-shqiptar, në fshatin Parapotamo të Igumenicës.

Policia greke kishte siguruar informacion në rrugë operative për trafikimin e një sasie të madhe droge. Për këtë ka krehur zonën dhe ka zbuluar 5 çanta me 108 pako që përmbanin 121 kg dhe 492 gram marijuanë.

Pranë drogës u kap 37-vjeçari nga Durrësi, i cili kishte kryer transportin e lëndës narkotike në kufi.