11 kg heroinë janë sekuestruar ditën e sotme nga policia kufitare në portin e Durrësit.

Sipas raportimeve të para, sasia e drogës e cila po transportohej me kamion në tragetin e linjës Durrës-Ankona, kishte destinacion Italinë.

Njoftimi policise:

Kontrolli i imtesishem mbi bazen e informacioneve te Policise Kufitare ne bashkepunim me DVP.Durres dhe  agjensite e tjera ligjzbatuese

Me date 11.02.2018, sherbimet e Policise Kufitare te Portit Durres, ne vijim te kontrrolleve intensive per parandalimin dhe goditjen e trafikut te lendeve narkotike, si dhe bazuar ne informacionet e marra ne rruge operative ne bashkepunim me agjencite e tjera ligjzbatuese  gjate kontrollit   ne  vijen e dyte te kamionave  rezultoi se:

Ne kabinen e kamionit MAN me targe AA 943 OO  nen krevatin e shoferit  ne nje vend te fshehte  pas kontrollit te imtesishem me qenin antidroge dhe fibroskop u gjeten  disa pako me lende te dyshuar Heroine.

Kamjoni drejtohej nga  shtetasi Bujar Shazivari, 63 vjèç, banues ne Durres.

Ne vendngjarje ka mbritur grupi hetimor dhe specialistet e Sektorit te Hetimit te Narkotikeve ne Drejtorine Vendore te Policise Durres.

Nga kontrolli i imtesishem u gjeten 10 pako te medha dhe nje pako e vogel ku brenda tyre kishte lende narkotike te dyshuar Heroine, ku eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale ku do kryhet dhe peshimi i plote i saj.

Kamioni me ngarkese 15 koli me qese plasmasi me destinacion Firenzze-Itali.

Grupi hetimor  po vijon punen per zbardhjen e plote te kesaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave te tjere te perfshire ne kete trafik.

Njekohesisht eshte shkembyer informacion ne kohe reale me homologet Italiane per te zhvilluar hetime te perbashketa ne lidhje me kete rast.