EMRI/ Atentati me armë zjarri ndaj biznesmenit, policia jep detaje

Postuar: 14/02/2018 - 22:26

   Policia e Tiranës jep informacionet e para për vrasjen e regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Sipas policisë, viktima është 64-vjeçari Memli Begalla. Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar disa persona, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në disa akse.

Viktima është pronar i dy gomisterive.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Nikolla Tupe” ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri Memli Begalla, rreth 64 vjeç.

Eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore. Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit.

Po punohet per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autoresise se saj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Mospagesa për punën e bërë është kthyer në mollë sherri mes menaxheres së një kompanie private dhe pronarit të kompanisë që operon në

Një krim në familje është regjistruar mesditën e djeshme në Durrës, ku 25-vjeçari Hajri Neziri, ka plagosur me thikë dy prindërit e tij.

Eksatradohen nga Interpol Tirana dy shtetas nga Italia dhe Greqia të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Një grua e moshës 41 vjeçe nga Durrësi, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, pas një tentative për t’i dhënë fund jetës.

Izet Haxhia, i dënuar në mungesë me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, ka dalë sërish sot përpara Gjykatës së Tira

Edhe pas gjyqit të katërt të zhvilluar ndaj ish-manjantit të naftës, Gjykata e Shkallës së Parë e shpalli të pafajshëm.

Një grua shqiptare me banim në komunën italiane “Marina di Massa” është raportuar nga familjarët e zhdukur prej disa ditësh.

Një i ri shqiptar është prangosur 10 muaj pasi u arratis nga spitali ku ndodhej nën mbikëqyrjen e  policisë.

Prokuroria e Korçës akuzon tre efektivet e Komisariatit, për mosdhënie ndihme ndaj 27-vjeçarit Enea Ftoit, i cili ndërroi jetë brenda amb

Në sajë të një operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, u arrestuan në flagrancë dy persona me 26 doza heroinë