Një krim në familje u regjistrua mesditën e sotme në Durrës, ku djali ka plagosur me thikë dy prindërit e tij, për të cilët aktualisht raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

“DurrësLajm” mëson se autori Hajri Neziri, rreth 25 vjeç, i ka qëlluar 10 herë nënën dhe babain, Asije dhe Destan Neziri dhe më pas i ka hedhur në rrugë e ia ka mbathur.

Siç mëson "DurrësLajm" të plagosurit janë dërguar në spital nga një person i rastësishëm.

Nuk ka ende detaje më shumë rreth ngjarjes, ndërsa mësohet se plagosja ka ardhur pas një zënke mes palëve.

Dy të moshuarit po transportohen me urgjencë në spitalin e Durrësit në gjendje kritike për jetën.