Një tjetër aksident në rrugët e vendit, kësaj radhe në aksin Fushë-Krujë – Vorë. Sipas informacioneve të para, një 23-vjeçar që udhëtonte me motor ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge.

I riu, i identifikuar si Elton Barushi, ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.