Një shtetas i dënuar me 8 vite burg është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë. 

Viktor Floqi, 29 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga zyra e Interpol Tirana.

Më datë 10 maj 2016, Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burg për veprën penale të "Trafikim i personave të rritur".

Shtetasi Viktor Floqi më datë 07.06.2014, ka trafikuar me qëllim prostitucioni nga Shqipëria në Itali shtetasen J.H, banuese në lagjen "Partizani" Elbasan.

 Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.