Një i ri është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij në Fushë-Krujë. Mësohet se viktima është 22-vjeçari M. Çypi. Nga informacionet e para, policia bën me dije se 22-vjeçari është gjetur nga të afërmit brenda makinës, pranë banesës.

Trupi i pajetë i të riut është dërguar për ekspertizë në Tiranë, prej ku pritet të zbardhen dhe shkaqet e ngjarjes.

Mësohet se M. Çypi dy ditë më parë ishte kthyer nga Italia.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramëz, rreth orës 21:30 të mbrëmjes së kaluar.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.