Rreth orës 13:20, të ditës së sotme, bashkëshortja e një efektivi të Policisë së Durrësit është gjetur e vrarë në banesë.

Sipas informacioneve  paraprake, dyshohet se 47-vjeçarja Merita Hajdari është vetëvrarë me një plumb në kokë.

Ndërsa burime për "DurrësLajm" bëjnë të ditur se në banesën e policit Sherif Hajdari ka patur edhe persona të tjerë në banesë kur ka ndodhur ngjarja.

Një ngjarje e tillë ka tronditur jo pak banorët e lagjes nr.7 të qytetit, fqinjet e familjes Hajdari.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.