Shtetasi i ndaluar nga sektori i narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Durrës është Benard Hamzai, nga Mashkullora e Gjirokastrës.

Shumicën e kohës ai jetonte në Turqi, ndërsa më herët ka punuar si doganier pranë pikës kufitare të Kakavijës, punë të cilën e ka lënë qysh më 2016.

Ndërsa polici i komisariatit nr.2 në Tiranë, që dyshohet si i përfshirë në trafik, shtetasi O.S arriti t’ja mbathë. Ai është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ka nisur masë disiplinore ndaj tij për shkelje të rëndë.

Në dy makina, në Thumanë u gjetën dhe u sekuestruan rreth 422 kg kanabis.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës:

Seksioni për narkotikët

Më datë 20.04.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi B.H. 40 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit me iniciale S.O. banues në Tiranë, punonjës policie, pasi më datë 19.04.2018, në fshatin Thumanë, nga kontrolli i ushtruar në dy automjete u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 421 kg e 450 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi S.O. është i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Nga ana jonë është njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit, e cila ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra dhe nisjen e ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë.

Po punohet për gjetjen e tij dhe vënien në dispozicion në kryerje të hetimeve.