Një 34-vjeçar është gjetur i mbytur sot në shpellën e ‘Haxhi Aliut’ në Karaburun. Sipas policisë, 34-vjeçari i identifikuar si Armand Halvaxhiu është nga Tirana.

Në njoftim thuhet se 34 vjeçari merrej me zhytje, dhe trupi i pajetë është dërguar drejt morgut. Më parë, 34-vjeçari ka punuar edhe si kameraman në tek News 24 dhe Agon Channel.