Nga shkëmbimi i zjarrit sot, në Radhimë, mwsohet se është plagosur i kërkuari nga policia, Jorgaq Gjini, 38 vjeç, nga Vlora.

Gjini ka qenë një person i kërkuar, i cili i është përgjigjur me zjarr, tentativës së policisë, për ta arrestuar. Nga ana e saj, edhe Policia është kundërpërgjigjur me armë, duke e lënë atë të plagosur.

Policia kishte të dhëna se personi i kërkuar, jetonte në një banesë në Radhimë, ndërsa frekuentonte edhe lokalet e zonës. Pas sinjalizimeve, policia ka rrethuar zonën. 

Kjo është herë e dytë në pak javë që ngjarje të tilla sjellin frikë dhe panik te turistët në jug. Në Dhërmi, në datë 8 korrik, pati disa të shtëna me armë në një disko, pas një sherri mes disa personave.