Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të hënë në qytetin e Elbasanit.

I plagosuri është një 22-vjeçar me iniciale Xhon Rusta, ndërsa momentalisht mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Ai është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

E mbërritur në vendin e ngjarjes, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes, si dhe zbardhjen e motiveve të saj. 

Personi i plagosur, Xhon Rusta rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Dy vite më parë në Elbasan, ai ka qëlluar me armë zjarri një person, duke e lënë të plagosur.