Një shqiptar në Itali ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë pasi u qëllua me armë zjarri në kokë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një fermë në Borgo Cervaro, disa kilometra larg Foggi.

I plagosuri është Mustafi Hasi 66 vjeç, raportojnë mediet italiane. Për momentin nuk ka ende asnjë pistë hetimi rreth shkaqeve të mundshme të kësaj ngjarje.

Pronari i fermës ku ndodhi ngjarja lajmëroi menjëherë policinë sapo dëgjoi të shtënat me armë dhe konstatoi shqiptarin e shtrirë përtokë. 66-vjeçari ndodhet i shtruar në spital dhe pritet që t’i nënshtrohet një operacioni delikat.

Policia italiane ka nisur hetimet mbi këtë rast dhe po merr në pyetje banorë të zonës, ku ndodhi plagosja për të zbardhur krimin e rëndë.