Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht të shoqen.

Klodjan Gjonçari, 35-vjeç, është prangosur nga policia pas denoncimit që ka bërë bashkëshortja e tij për dhunë.

Njoftimi i plotë:

Dhunon fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten, arrestohet nga policia.

Strukturat Policore të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

Klodjan Gjonçari, 35 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas në banesën e tij në lagjen ''Pavarësia'', ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij shtetasen A.Gj. 35 vjeçe.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale ''Dhuna në familje'', parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.