Prej vitesh po flitet se shqiptarët po marrin rol gjithnjë edhe më të madh në organizata kriminale nëpër botë.

Por, shteti ku shqiptarët kanë më shumë ndikim është ai i Italisë, ku kanë mundur në sajë të besimit të arrijnë deri në majat komanduese të mafias italiane.

Një rast tipik, është karriera kriminale e një shqiptari që është bërë krahu i djathtë i bosit të Kamorras.

Bëhet fjalë për Arben Zogun, i njohur ndryshe në botët e mafias, si Rikardino, “Ricky”, ose l’albanese (shqiptari), i cili u arrestuar gjatë një operacioni të zhvilluar ditën e sotme nga policia italiane.

Në operacionin në fjalë, morën pjesë 200 karabinierë të Komandës provinciale të Romës në bashkëpunim me të Napolit, me helikopterë dhe qenë antidrogë, ku vunë në pranga 19 persona, mes tyre edhe shqiptarin, Arben Zogun.

Zogu, është një emër i njohur si për policinë, po ashtu edhe për publikun në Itali, pasi në shumë raste atij i është lakuar emri për përfshirje në mafian italine.

Po ashtu, shqiptari, me disa emra ka qenë edhe i arrestuar më parë në vitin 2015, mes 9 të arrestuarve, duke u akuzuar për trafikimi kokaine mbledhje gjobash.

Në atë kohë, nga hetimet doli se Zogu, ishte drejtuesi kryesor i këtij grupi, dhe ishte në vënë në krye të ‘punëve’, që kishin të bënin me Shqipërinë.

Rasti më i njohur, ku Arben Zogu, doli në media, ishte kërcënimi i gazetarit të njohur italian, Lirio Abbate, në vitin 2013.

Kërcënimi për gazetarin kishte ardhur pas disa artikujve që ia kishte bërë për bosin e Kamorras, dhe mesazhi kërcënues për të kishte qenë mjaft i qartë: Mos u merr me shefin tim, se ka njerëz që qëllojnë.

Shqiptari kishte fituar respekt të mafiozëve të tjerë, por karriera e tij në mafia i erdhi fundi ditën e sotme, pasi u arrestua nga policia.