Një 30-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen, pas një sulmi brutal të ndodhur në Londër.

Jozef Boci u dhunua nga të paktën dy persona më 17 Shkurt. Ai ndodhej në gjendje të rëndë në spital, ku dhe ndërroi jetë të premten, pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Sipas policisë, vrasja ndodhi pas një debati midis dy grupeve, në një lokal pranë vendit të ngjarjes. Boci pësoi lëndime serioze në kokë. Sipas mediave britanike, pritet që autoritetet të kryejnë edhe eksperizën mjeko-ligjore.

Dy të rinj, të moshës 20 dhe 21 vjeç, janë arrestuar si autorë të dyshuar të krimit.