Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shkodër. Viktima është Mehdi Kavaja rreth 60 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete ne punishten e tij ne lagjen Tophane te Shkodrës ku ai bente riparime bravash te automjeteve. Fillimisht u mendua se vdekja ka qene për shkaqe natyrale, por pas hetimit te kryer nga ana e policisë dhe ekspertizës mjeko-ligjore rezulton se vdekja ka ardhur si shkak i dhunes se ushtruar ndaj tij.

Gjithashtu është konstatuar një vrime ne koke dhe pas autopsisë është gjetur edhe një plumb brenda. Kane qene familjaret e tij qe kane gjetur 60 vjecarin te pa jete ne punishten e tij dhe kane njoftuar policinë e cila ka bere edhe transportimin e trupit me ane te ambulancës ne spitalin e Shkodres.

Mehdi Kavaja kishte vite qe kishte punishten ne lagjen Tophane ku kishte edhe shtepine por nuk kishte konflikte me askend. Ende nuk ka nje piste rreth shkaqeve te kesaj ngjarje. Policia e Shkodres ka nisur hetimin. Familjaret e kane gjetur te pa jete.