Era e fortë në vend ka shënuar viktimën e parë.

67-vjeçari Ramadan Kaçi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga vetrata e xhamit e cila e zuri poshtë mesditën e sotme.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:50, në lagjen "28 Nëntori", në afërsi të Kishës Ortodokse në Vlorë.

I moshuari ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.